Smartculture
http://www.smartculture-webgis.eu/shen-anargjiret/?lang=sq
Export date: Fri Nov 22 4:17:00 2019 / +0000 GMT

Shën Anargjirët


Në anën veriore të Kosturit, në një kodër mbi rrethin o Apozarit ndodhet kisha e Shën Anargjirëve, mbushur me ikona në mur nga punime të rëndësishme piktorësh. Është bazilikë me nartekse dhe me mbulim fillestar prej tre harqesh. Muret e monumentit janë tipikë si të kishave të Kosturit, me sistem të mbyllur prej gurri me shkronja qeramike-plastike me nyje vertikale dhe tulla dekorative me motive simbolike si djell, pemë dhe romb.
Për krijimin e kishës nuk kemi të dhëna, por nga mbishkrimet e rinovimit të tij kemi informacion që ka ekzistuar dhe që ka filluar të shkatërohet në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të 12. Nga tiparet arkitektonike dhe nga elementet e para të mbishrimeve në mur propozohet si periudha e ndërtimit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të 10 ose gjysmën e parë të shekullit të 11. Rreth 1000 vjet perfaqësohen ikonat e pakta të shtresës së parë të narteksit që dallohen për tiparet e vjetra, të kufizuara për ngjyrat dhe mungesën e vëllimit. Në periudhën e themelimit të kishës është reduktuar dhe dekori sklupturor, që dallohet në hyrjen, në dritaret dhe në seksjonet e kishës me mermer. Rreth 1170-1180 kisha u rinovua nga çifti aristokratik vendas, Theodhoro Limnioti dhe Ana Radhini, dhe u zbukurua me ikona të reja.
Post date: 2014-12-11 11:02:34
Post date GMT: 2014-12-11 09:02:34

Post modified date: 2014-12-11 11:24:00
Post modified date GMT: 2014-12-11 09:24:00

Export date: Fri Nov 22 4:17:00 2019 / +0000 GMT
This page was exported from Smartculture [ https://www.smartculture-webgis.eu/demo ]
Export of Post and Page has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.ProfProjects.com