Smartculture
http://www.smartculture-webgis.eu/taksiarhu-i-mitropolise/?lang=sq
Export date: Sun Nov 17 20:32:33 2019 / +0000 GMT

Taksiarhu i Mitropolisë


Taksiarhu ndodhet ne pjesën qëndrore, jashtë rrethimit, brenda mureve bizantine, qeliza e urbanizimit te Kosturit afër Mitropolisë (Shën Nikollën), ndërtese e periudhës së pushtimit turk, nga i cili dhe morri në kohë relativisht të afërt emërtimin Taksiarhu i Mitropolisë. Tempulli përbehet prej tre reshtash. I mbuluar, bazilikë me narteks. Për shkak të dimensioneve minimale jep përshtypjen, nga jashtë, të një tabloje të hershme krishtere me mbulesë druri bazilikë.
Në kryerjen e planit tokësor të tempullit, vërejmë të jenë kryer përpjekje të veçanta, në mënyrë që të dy palët drejtkëndore brenda së cilës dallohet pikëpamja e basilikës së vogël, të jenë pothuajse të barabarta. Patjetër duhet të kete qënë plani i vizatimit të projektuar ose të gdhendur mbi një material, si projekte të caktuara të kishave që u gdhëndën sipër visala (që më vonë u poqën) gjatë hetimeve në kishën e Shën Sofisë në Ohër. Narteksi u shtua pak më vonë, nga periudha që u ndërtua thelbi qëndror i kishës, jo ne distancë të largët kohore. Gjerësia e rreshtit qëndror që ngrihet për të ndriçuar pjesën e brendshme të kishës është 1,90 i njëjtë me rreshtin anësor të Shën Stefanit. Qëndra e shenjtores ka formën e një gjysëmrrethi të lartë.
Post date: 2014-12-11 10:52:52
Post date GMT: 2014-12-11 08:52:52

Post modified date: 2014-12-11 10:52:52
Post modified date GMT: 2014-12-11 08:52:52

Export date: Sun Nov 17 20:32:33 2019 / +0000 GMT
This page was exported from Smartculture [ https://www.smartculture-webgis.eu/demo ]
Export of Post and Page has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.ProfProjects.com